Partia Demokratike përjashtoi nga grupi i saj parlamentar deputetin Mhill Fufi.
Vendimi për përjashtimin e tij u mor pas përfundimit të seancës parlamentare.
Fufi qëndroi në sallën e kuvendit, pasi të gjithë deputetët e tjerë të opozitës kishin dalë jashtë, pasi votuan kreun e KQZ-së dhe Rezolutës për Krimet e Komunizmit.
Mhill Fufi hyri si deputet ne Kuvend pas largimit te Bicit, i cili ishte para tij në listën e kandidatëve të PD-se për Qarkun e Lezhës.











