Kryeministri Edi Rama ka shprehur në mënyrë demonstrative injorimin e rezolutës për martirët e lumturuar nga Vatikani, dhe që u votua sot nga të gjithë deputetët.
Gjatë kohës që kryetari i grupit të Partisë Demokratike Edi Paloka lexonte rezolutën Rama në mënyrë demonstrative është kthyer me shpinë.
Për deputetët demokratë ky veprim i Kryeministrit është i qëllimshëm dhe ka shkuar të bisedojë me deputetin socialist Pandeli Majko, duke u përkulur së tepërmi.











