
Kanë mbërritur foto e para nga magazinat e drogës në qytetin e Rrëshenit. Bëhet fjalë për një kompleks magazinash që në kohën e diktaturës që janë përshtatur më së miri për aktivitetin kriminal, jo shumë larg nga komisariati i policisë së qytetit, policët e të cilit nuk u përfshinë sot në aksion.
Fotot u publikuan nga deputetja e Rrëshenit Albina Deda e cila vetëm një orë para aksionit komentoi lidhjet e drogës me policinë lokale në Mirditë.












