• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksobari Ballkanit jep intervista për mediat, Policia di vendndodhjen por nuk e arreston

admin by admin
2 November, 2016
in Kronika
0
Eksobari Ballkanit jep intervista për mediat, Policia di vendndodhjen por nuk e arreston
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Gjuetia” e Policisë greke për Klement Balilin vazhdon. Shqiptari që akuzohet nga mediat e vendit fqinj si “Eskobari i Ballkanit” ndodhet në arrati, edhe pse tri ditë më parë dha një intervistë përmes avokatit, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
Burime zyrtare i thanë dje gazetës “Panorama” se pas akuzave të para që iu bënë Balilit në Greqi, në pranverën e këtij viti, nuk rezulton që biznesmeni të ketë dalë nga vendi.
Nga ana tjetër, zyrtarisht sqarohet se në Shqipëri nuk ka mbërritur urdhër-arresti i posaçëm për 46- vjeçarin Klement Balili, me precedentë të mëparshëm në mbajtje e transportim droge.
Interpoli shqiptar duket se ka vetëm një njoftim të shkurtër që: “shtetasi Klement Balili duhet të arrestohet për akuzën e trafikimit të narkotikëve dhe për prangosjen e tij duhet të njoftohet Policia dhe Interpoli grek”.
Pikërisht ky njoftim mësohet se u është dërguar nga autoritetet greke qendrës së Interpolit në Lion të Francës. Më pas kjo qendër ka lajmëruar të gjitha vendet anëtare të Interpolit në lidhje me faktin se Klement Balili është në kërkim për trafik narkotikësh nga Policia greke.
Burimet zyrtare kanë thënë se Policia e Prokuroria shqiptare nuk disponojnë ndonjë informacion apo material të palës greke tjetër në lidhje me biznesmenin. Ky i fundit i mohoi akuzat ndaj tij dhe tha për mediat greke se sulmohet politikisht nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, për të dëmtuar kreun aktual të qeverisë, Edi Rama.

Ndodhet në Sarandë – Tiranë
Pavarësisht se dosja ndaj biznesmenit Klement Balili është në Policinë greke dhe në Shqipëri nuk ka ardhur ndonjë provë apo material i saj, duket se i kërkuari ka lënë “një gjumë” që pas shpalljes në kërkim.
Dhe kjo gjurmë daton në ditët e fundit të muajit gusht 2016, kur mes strukturave të Policisë së Shtetit ka qarkulluar një shkresë-informacion “sekret” në lidhje me kërkimet që ishin bërë dhe vendndodhjen e mundshme të Klement Balilit.
Sipas kësaj shkrese, nga informacionet e marra në rrugë operative, dyshohej se Klement Balili është “në aksin Sarandë – Tiranë”.
Hetuesit e konsiderojnë këtë përshkrim të bërë në dokumentin e Policisë si mjaft evaziv, të paqartë dhe jo ndihmues në lidhje me lokalizimin e Klement Balilit.

Jep intervista, policia s’e arreston
Më 10 – 11 maj 2016, mediat greke bënë me dije se Klement Balili, biznesmen dhe Drejtor i Transportit në Sarandë, ishte në kërkim për trafikimin në bashkëpunim të një sasie të madhe droge në Greqi. Policia greke tha se kishte përgjuar Balilin teksa fliste me grupin e trafikut të drogës duke përdorur pseudonimin “Kelly”.
Pak ditë më pas, Balili u shkarkua nga posti që mbante, ndërsa Policia shkoi për ta marrë në pyetje, por nuk e gjeti në banesën e tij. Si rrjedhojë në Shqipëri nuk pati një hetim të mirëfilltë penal për biznesmenin në kërkim.
Që nga ai moment, nuk rezulton që në sistemin TIMS biznesmeni të ketë dalë nga Shqipëria, ndërsa në intervistën e fundit për median greke çdo detaj mbi vendndodhjen e biznesmenit u mbajt sekret.

Previous Post

FOTO/ I burgosur prej 63 vitesh, refuzon lirimin

Next Post

HISTORIA/ Tiranë, “sa e bukur je, të hëngsha…”, ju kushtojnë 3 vjet burg dy djemve

admin

admin

Next Post
HISTORIA/ Tiranë, “sa e bukur je, të hëngsha…”, ju kushtojnë 3 vjet burg dy djemve

HISTORIA/ Tiranë, “sa e bukur je, të hëngsha…”, ju kushtojnë 3 vjet burg dy djemve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.