Petrit Fusha
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar transferimin në Prokurorinë e Përgjithshme të dy prokurorëve.
Dekretimi vjen pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Sipas dekretit, mësohet se transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.
Gjithashtu, në Prokurorinë e Përgjithshme është transferuar edhe prokurori i Vlorës Ramadan Troci, i cili arrestoi dy vite më parë ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ramadan Troci












