Një 25 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane me 2.6 kg kokainë.
Shtetasi Denis Gega u arrestua në autostradën Cavriago (Reggio Emilia). Lënda narkotike ishte paketuar në dy zarfe të fshehura në pjesën e kroskotit të makinës.
I riu u arrestua gjatë fundjavës, ndërsa dje në mëngjes (31 tetor) u paraqit në gjykatë ku është vërtetuar arrestimi i tij.
Policia po heton për të vërtetuar destinacionin e kokainës dhe nëse lënda ishte e destinuar për në Reggio.











