• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONDAZHI/ Qytetarët të zhgënjyer nga qeverisja e majtë: Qeverisja e PD-së më e mirë

admin by admin
31 October, 2016
in Kronika
0
SONDAZHI/ Qytetarët të zhgënjyer nga qeverisja e majtë: Qeverisja e PD-së më e mirë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Image Gallery

ben4

Arben Çejku

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot në Tiranë sondazhin Barometri Social-Politik i Shqipërisë (Albanian Centre for Good Governance – ACGG).
ACGG kishte në fokus të këtij studimi matjen e parametrave të opinionit publik rreth qeverisjes në përgjithësi. Nga të dhënat e këtij sondazhi, rezulton se vetëm 27 % e të pyeturve mendojnë se qeveria aktuale (koalicioni i majtë) po qeveris më mirë se qeveria e mëparshme e demokratëve. Është interesante të vihet re se në këtë përqindje përfshihet pothuajse e njëjta mbështetje politike që gëzon ky koalicion si votë politike e pandryshuar, ndërkohë që pjesa e lëkundur dhe opozita përbëjnë një shumicë prej 73 % që mendojnë se “qeveria aktuale po qeveris njëlloj (35%) dhe më keq (38%), sesa qeveria e mëparshme e demokratëve.
Sondazhi zbuloi një mosbesim të ndjeshëm të opinionit publik ndaj institucioneve, partive, reformave dhe ecurisë së zgjedhjeve të ardhshme.
Një pjesë e madhe e qytetarëve të anketuar nuk besojnë se reforma në drejtësi do t’i përmirësojë gjykatat.
Po ashtu, një përqindje e konsiderueshme shprehin dyshimin se zgjedhjet e ardhshme mund të manipulohen.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar pohuan se nuk kanë besim tek institucionet publike dhe as te partitë politike, ata nuk janë të kënaqur me qeverisjen e vendit dhe kanë pak shpresa në përmirësimin e gjendjes.
“Studimi gjeti një mosbesim të madh të qytetarëve ndaj të gjitha institucioneve, për shkak të varfërisë, korrupsionit, padrejtësive dhe papunësisë masive që ata ndeshin përditë”, tha Arben Çejku, drejtues i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë.
Problemi kryesor vazhdon të mbetet papunësia e lartë në qytete dhe akoma më e lartë në fshatra dhe në periferi.
Qytetarët pohojnë se besojnë tek gjykatat vetëm 2 për qind, tek parlamenti 4 për qind, tek presidenti, opozita dhe qeveria përkatësisht 9, 10 dhe 12 për qind, ndërsa 63 për qind e të anketuarve nuk besojnë tek asnjëri nga institucionet.
Të anketuarit pohojnë një zhgënjim të madh nga politika.
Mbi 75 për qind e të anketuarve, nga të gjitha grup-moshat, u përgjigjën se politika nuk kujdeset aspak për problemet e tyre. Qytetet me zhgënjimin më të madh nga politika janë Durrësi, Elbasani dhe Tirana.
Rreth 70 për qind e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se situata e tyre ekonomike është më keq se një vit më parë. Vetëm 10 për qind thonë se janë më mirë, dhe 20 për qind janë njëlloj si më parë.
Ata pohojnë se kriza ekonomike, papunësia janë shqetësimet e tyre kryesore.
Në vijim të pakënaqësisë qytetare nga qeverisja, shëndetësia është ajo që kryeson listën. Janë 39 % e qytetarëve, që identifikojnë shëndetësinë (sistemin spitalor dhe shërbimet shëndetësore në tërësi) si një zhgënjim të vërtetë. Në kohën që qeveria ka promovuar sistemin shëndetësor falas dhe mekanizma të tjerë lehtësues siç është “check up”-i, qytetarët duket se janë të zhgënjyer nga ky shërbim.
Pas shërbimit shëndetësor, në radhë të dytë janë Tatimet (22 %) ato që kanë shkaktuar pakënaqësinë tek qytetarët. Në krahasim me këto dy sektorë të rëndësishëm të shërbimeve dhe ekonomisë, policia gëzon më shumë simpatinë e qytetarëve, për shkak se vetëm 9 për qind e tyre janë të pakënaqur nga policia.
Mosbesimi ka përfshirë qytetarët edhe sa i takon reformës në drejtësi.
Vetëm 2 për qind e tyre kanë besim te gjykatat aktuale, por vetëm gjysma e tyre kanë besim se pas reformës në drejtësi sistemi gjyqësor do të bëhet më i mirë, pjesa tjetër pohojnë se ai nuk do të përmirësohet.
Nga shërbimet publike qytetarët shprehin më shumë pakënaqësi ndaj spitaleve dhe ssistemitt tatimor dhe më pak ndaj shkollave dhe policisë.
Sondazhi, sipas autorëve, zbuloi edhe një herë krizën ekonomike dhe sociale në vend, kur afro gjysma e të anketuarve pohojnë se të ardhurat që kanë marrë këto 3 vjet janë të pamjaftueshme, mbi 30 për qind morën të ardhura minimale dhe vetëm 20 për qind kanë pasur të ardhura të mjaftueshme.
Mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve dhe partive është i njëjti edhe sa u takon reformës zgjedhore dhe ecurisë së zgjedhjeve të ardhme.
Mbi 60 për qind e të anketuarve pohojnë se zgjedhjet e ardhshme mund të manipulohen, dhe se partitë bëjnë zgjedhje për veten e tyre dhe jo për të mirën e qytetarëve.
Autorët e studimit barometri social-politik i Shqipërisë mendojnë se ky mosbesim kaq i lartë tek procesi zgjedhor mund të sjellë një mospjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votimet e ardhshme.
Pushteti vendor sërish ka qëndruar larg halleve të bashkësive qytetare, sepse 60 për qind e të anketuarve thonë se bashkitë kanë punuar pak dhe aspak mirë.
Vështirësitë më të mëdha që ndeshin qytetarët, sipas renditjes që bëjnë ata vetë në këtë barometër, janë papunësia, korrupsioni, varfëria, pasiguria e jetës dhe e pronës si dhe mungesa e shpresës për të ardhmen.

Previous Post

VIDEO/ Publikohen edhe pamjet e dy pistave për avionët e drogës në Gjirokastër

Next Post

SKANDAL/ DEA në Tiranë për Klement Balilin, Policia Shqiptare fsheh kërkesën e Interpolit për arrestimin e tij

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ DEA në Tiranë për Klement Balilin, Policia Shqiptare fsheh kërkesën e Interpolit për arrestimin e tij

SKANDAL/ DEA në Tiranë për Klement Balilin, Policia Shqiptare fsheh kërkesën e Interpolit për arrestimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.