Është tensionuar situata në shkallët e stadiumit ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut pas dëmtimit që mbrojtësi i Skënderbeut Kristi Vangjeli, pësoi në minutën e 82′.
Disa prej tifozëve kanë tentuar të hyjnë në fushë por në këto momente kanë ndërhyrë forcat e FNSH-së për të qetësuar tifozët.
Nga përleshja mes policisë dhe tifozëve ka pasur edhe persona të lënduar. Një tifoze me iniciale T.T, nga tiozeria e Partizanit është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime gjatë përleshje se tifozëve me policinë.
Droni.al ju sjell foto e video te gjendjes ne “Elbasan Arena”.













