Një 72-vjeçar, jep 4 milionë lek, kush i ofron një nuse gjirokastrite. Rasti i rrallë shënohet në qytetin e Memaliajt, ku Spiro Kamberi, kërkon të martohet me një grua.
Sikurse raporton Juguneës.net i vetmi kusht që ka i moshuari, për atë që do të lidhë “fatin” me të, është që bashkëshortja e ardhshme, të jetë gjirokastrite.
Në “CV” e tij, Spiro Kamberi, krenohet me arsimimin e tij 11-vjeçar, ndërsa të ardhurat, i siguron nga pensionet që merr nga Greqia dhe Shqipëria.












