Avioni me të cilin po udhëtonte kandidati republikan për zëvendëspresident, Mike Pence ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin La Guardia në New York. Fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Në bordin e avionit përveç Pence ishte edhe stafi i tij, gazetarët e akredituar të fushatës si dhe agjentët shtetërorë.
Pence po vinte nga Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në New York, i cili u anulua.
Donald Trump ka thënë se është i lehtësuar që askush nuk është lënduar.











