Ka marrë fund shpejt aventura e një 29-vjeçari shqiptar, i cili në vend të “xhiros” më këmbë, zgjodhi ta bënte me një makinë të vjedhur.
Por shumë shpejt ai u arrestua nga karabinierët.
Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale M. T., u dallua nga autoritetet teksa lëvizte me makinë në Nizza, Savona. Gjatë verifikimit që karabinierët bënë rezultoi se makina ishte e vjedhur pak më herët në lagjen e Santa Rita.












