Një makinë është futur e gjitha brenda dyqanit të veshjeve, i cili ndodhet ndërmjet “Sheshit të Flamurit” dhe Xhamisë së qytetit të Vlorës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar apo lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit , ndërsa ende nuk dihen detajet e saj. Dëmet janë vetëm materiale.











