• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U arratis nga burgu italian, historia e Mikelit që i vranë babanë brenda spitalit Ushtarak

admin by admin
27 October, 2016
in Global Image
0
U arratis nga burgu italian, historia e Mikelit që i vranë babanë brenda spitalit Ushtarak
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga shqiptarët e arratisur nga burgu italian është emër i njohur për policinë dhe historinë e krimit në Shqipëri. Mikel Hasanbelli, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Mikel Hasanbelli 38 vjec, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020

Zanafilla e vrasjeve

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17. 15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë

Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”­ sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”

Arrestimi në Elbasan

Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasand

PROKURORIA

Problemet ligjore për vëllezërit Hasanbelli kanë nisur në vitin 2002, kur u akuzuan nga autoritetet belge se kanë kryer në Belgjikë vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Në atë kohë, në zbatim të urdhrit të arrestit ndërkombëtar, autoritetet shqiptare kryen arrestimin e Erion (Mikel) dhe Geron Hasanbellit, të cilët gjendeshin në Shqipëri, dhe fillimisht ndaj tyre u vendos nga Gjykata e Fierit masa e sigurisë “Arrest me burg”, në pritje të dokumentacionit nga Belgjika. Por, ky informacion zyrtar u vonua, duke detyruar prokurorinë e Fierit, në përfundim të afateve procedurale të vendoste në vitin 2002 pushimin e çështjes dhe lirimin e tyre.

Disa kohë pas lirimit të tyre, mbërrin në Shqipëri materiali nga Belgjika për vrasjen në Antverp, ndaj prokuroria e Fierit regjistroi procedimin penal ndaj tyre. Autoritetet shqiptare zhvilluan hetimin dhe gjykimin ndaj dy vëllezërve në mungesë, pasi nuk u arrit të gjendeshin në Shqipëri. Në vitin 2009, Gjykata e Fierit shpalli fajtor për vrasjen në Belgjikë Erion Hasanbellin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Duke qenë se gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, në vendimin përfundimtar ai u dënua me 25 vite burgim.

Ndërsa vëllai i tij, Geroni, u shpall i pafajshëm. Në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e dënimit për Erion Hasanbelli me 25 vite burg, ndërsa ndryshoi vendimin e pafajësisë, duke e shpallur fajtor dhe dënuar me 14 vjet burg Geron Hysenbellin. Në zbatim të këtij vendimi, Geron Hasanbelli u arrestua në Tiranë në vitin 2013. Po në të njëjtin vit u prangos edhe vëllai i tij, Erioni. Prej vitit 2013, dy vëllezërit vuanin dënimin në burgun e Peqinit dhe kishin dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Ndërkohë që vuanin dënimin për vrasjen në Belgjikë, autoritetet gjyqësore të Milanos, kishin nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar për dy vëllezërit. Për efekt të urdhër­arrestit ndërkombëtar, në gusht 2014, gjykata e Fierit lejoi ekstradimin e tyre. Leja e ekstradimit u miratua edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përputhje me legjislacionin procedural e pezulloi përkohësisht ekstradimin, deri në përfundim të dënimit për veprat penale të dënuara në Shqipëri (për vrasjen në Belgjikë).

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Vlorës dhe rikthimin për shqyrtim në po këtë gjykatë, me një tjetër trupë gjykuese. Në bazë të këtij vendimi, aktualisht Geron Hasanbelli del i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë e të lirohet nga burgu. Nga ana tjetër, duke qenë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier nuk është i formës së prerë dhe për faktin që periudha që ka qëndruar në burg vëllai tjetër, Erion (Mikel) Hasanbelli ka përmbushur afatet e paraburgimit, edhe ky i fundit duhet të lirohet, deri në vendimin tjetër të Gjykatës së Apelit Vlorë. Në këto kushte, me qëllim zbatimin e vendimit të gjykatës për ekstradimin e tyre në Itali, prokuroria e Elbasanit, si kompetente për zbatimin e procedurave për shkak të vendndodhjes së përkohshme të tyre (në burgun e Peqinit), ka urdhëruar shoqërimin e vëllezërve në. paraburgimin e Elbasanit. Vetem nje vit me pare Mikeli u ekstradua drejte Italise./panorama

Previous Post

Lamborghini që po çmend rrjetin: Më mirë gjobë se sa ta dëmtojnë

Next Post

Të dënuarit marrëdhënie homoseksuale, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje

admin

admin

Next Post
Të dënuarit marrëdhënie homoseksuale, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje

Të dënuarit marrëdhënie homoseksuale, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.