Një bidon me lëndë plasëse u gjet në hyrjen e një lokali në rrugën “Hamdi Shijaku” në Tiranë. Pronarët e biznesit sapo kanë parë shishen janë alarmuar duke kërkuar edhe ndihmën e policisë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët në fillim konstatuan se shishja ishte me rerë, por më pas u deklarua nga ana e tyre se në shishe kishte lëndë plasëse.












