Kjo intervistë e vitit 2013 po bën xhiron e rrjetit .Donald Trump dhe e bija Ivanka ishin ftuar në një emision të gazetares Wendy Williams.
Kur gazetarja pyet të ftuarit se cila është gjëja e përbashkët mes tyre, Ivanka përgjigjet “Golfi ose pasuritë e patundshme”.
Por, Trump ka dhënë një përgjigje që ka zemëruar jo pak të bijën.
“Seksi”, tha ai.
Mjafton të shohësh vështrimin që i drejton e bija, për të kuptuar se çfarë ka qenë, duke menduar ajo në ato çaste.
Në atë intervistë Trump thoshte se kishte shumë respekt për Michelle Obama dhe e mbështeste plotësisht.












