Takimi i së mërkurës mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, është bërë një rutinë edhe pse prej disa javësh për shkak të angazhimeve nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por Rama dhe Meta janë takuar sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pas tre jave. Takimi vjen në kuadër të konsultimeve kokë më kokë që dy drejtuesit e koalicionit qeverisës zhvillojnë çdo të mërkurë në mëngjes këtë here edhe me më shumë ‘mall’ pas mungesave të ketyre javeve.












