Një foto e bërë në mesditë në qiellin Lezhës ku shfaqet një avion i vogël nga ata të psitave ilegale, është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.
“Ne Gjader, mushkonja e hashashit po kerkon pisten!”, shkruan Ish-kryeministri.
Shqipëria ka identifikuar tashmë të paktën tri pista ilegale ku janë ulur avionet e vegjël për të marrë hashash. Dy vjet më parë opozita denoncoi edhe disa aeroporte të vegjël ushtarakë që janë përdorur për transport hashashi, mes të cilëve edhe pistën e Gjadrit.












