Një minator është plagosur rëndë ndërsa ishte duke punuar në galeritë e nxjerrjes së kromit në Bulqizë. Bëhet fjalë për Artan Gjeka 28 vjeç, të cilin e ka zënë poshtë një masiv shkëmbor. Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës, minatori ka shembje të rënda në të gjitha pjesët e trupit, raporton Neës 24. Për kurimin e tij më të specializuar pritet të mbërrijë nga Tirana një helikopter për të bërë transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës.











