Një i ri nga Vlora u kap nga policia e Brindist me një sasi droge në makinë pasi u kosntatua nga policët se po bënte ca levizje të dyshimta.
27-vjeçari shqiptar ishte nisur nga Vlora me tragetin e linjës dhe kishte futur në makinë 64 kilogram hashash.
Policia e ndaloi atë pasi vuri re disa lëvizje të dyshimta që ai po bënte me makinë.
Kur i kanë bërë shenjë të ndalojë, ai ka tentuar të largohet, duke dalë me shpejtësi nga makina.
Efektivët e policisë e ndaluan dhe në bagazhin e makinës gjetën 11 pako me 64 kg hashash.












