Ajo ka flokë të gjatë të errëta, qëndrim dinjitoz dhe vështrim të thellë; të gjitha elementet për të qenë një super yll i rrjeteve sociale.
Po flasim për qenushin afgane të quajtur Tea, e cila nuk është një modele me bikini në Instagram, por është kthyer në sensacion fal pamjes së saj fotozhenike. Fotoja e saj mbi një stol me flokët jashtëzakonisht të gjata, është shpërndarë mbi 1 milionë herë.














