Aktorja Matilda Makoçi u pyet nga gazetarët lidhur me ish-burrin e saj që sot drejton Shqipërinë ndërsa lexoi poezi në ekspozitën e artistes Natasha Bega.
Makoçi thotë se Rama është duke ndjekur ëndrrën e tij dhe asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti urojë suksese. “Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.”-tha Makoçi.
Edi Rama u martua me aktoren e njohur në kulmin e karrierës së saj në fund të viteve ’80. Ata kanë sëbashku edhe një fëmijë, Gregorin. Rama ka dy fëmijë. I fundit është Zaho që erdhi nga martesa tjetër e Ramës që u shoqërua me fëmijë.











