Një turist francez mësohet se është dëmtuar në kokë ditën e sotme në Llogara, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”.
Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Në ndihmë të turistit ka shkuar policia e Orikumit, reparti “Delta”, si dhe Urgjenca dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Turisti, sipas burimeve është gjetur pa ndjenja, ndërsa mësohet se është kërkuar edhe ndihma e një heliokopteri. Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarja.











