Këta dy persona janë në kërkim për vepra të ndryshme penale si vjedhje dhe grabitje. Prandaj, nëse i shihni, bëni mirë të telefononi policinë e Kosovës në numrin 192.
Ata janë Ambroz Pjetër Morina i lindur në vitin 1982 dhe Driton Ali Bytyqi i lindur më 1985. Policia ka njoftuar se sipas hetimeve të gjertanishme, dyshohet se të dyshuarit i takojnë një grupi të organizuar prej katër apo më shumë personave të cilët kanë kryer shumë vjedhje të rënda, ndër to edhe grabitjen e armatosur dhe me maska në një shtëpi në rrugën “Hoxha Tahsin” ndodhi rreth mesnate të datës 06 tetor ku familjarëve iu grabit një shumë e konsiderueshme parash dhe stoli të arta. Gjithashtu, bëni mirë të rrini larg tyre nëse i shihni sepse të dyshuarit janë të armatosur dhe të dhunshëm.











