21-vjeçari Geraldo Guci, i riu që bënte praktikë në Gardën e Republikës do të qëndrojë në burg. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun i cili akuzohet për një sërë grabitjesh në disa pika karburantesh në Tiranë.
Para trupës gjykuese ai u shpreh i penduar duke thënë se është ndjerë i detyruar të grabisë për efekt të disa borxheve që ai kishte për të shlyer. Për grabitjet ai përdorte një pistoletë TT e cila ka rezultuar se nuk është pistoleta e Gardës ku ai punonte.












