Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Edmon Brahimaj është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia Botërore e Paqes në Kombet e Bashkuara.
Titulli i lartë i është dorëzuar nga vetë presidenti i Akademisë Universale Botërore të Paqes, Madhu Krishan, i cili vlerësoi kontributin e Haxhi Baba Edmond Brahimajt forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare si dhe aktivitetin e tij si misionar i paqes në botë.
Në ceremoninë e rastit të organizuar në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës në Tiranë morën pjesë personalitete, politikanë, përfaqësues të lartë të klerit fetar, etj.











