Një magazinë me hashash është sekuestruar ditën e sotme në Greqi. Mediat greke njoftojnë se janë sekuestruar plot 1 ton hashash në një punishte në Afidnes, ndërsa në pranga janë vënë 6 shtetas shqiptarë dhe një grek, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale.
Mësohet se një pjesë e drogës ishte bërë gati për tu transportuar me një kamion për tu hedhur në treg. Aksioni i policisë erdhi pasi dyshimeve të transfertave të mëdha të parave të personave që kishin në pronësi magazinën. Sakaq, mediat greke shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane. Vetëm pak ditë më parë, në Krujë u sekuestruan 1.3 tonë kanabis në një punishte.











