• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Policia në aksion antikanabis me makina të bllokuara

admin by admin
19 October, 2016
in Kronika
0
SKANDAL/ Policia në aksion antikanabis me makina të bllokuara
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e mjeteve logjistike për luftën kundër kanabisit ka detyruar policinë e Fierit deri aty sa të përdorë makinat e bllokuara për shkelje administrative. Pikërisht kjo i ka ndodhur një qytetari nga Fieri, i cili ankohet se vetëm pak kohë pasi është bllokuar mjeti i tij për mungesë dokumentacioni, është nxjerrë në lëvizje me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit.
I zoti i makinës, Fabiol Lushka, tregon në një intervistë për Fiks Fare se mjeti i tij është bllokuar nga policia në muajin maj të këtij viti, pasi ishte pa dokumentacion dhe i pajisur me targat e makinës tjetër, që posedohet po prej tij. Vetëm pak ditë më vonë, ai është telefonuar nga njerëz të ndryshëm, pasi makina e tij, me targat e makinës tjetër, ashtu siç është bllokuar, është parë nëpër parcela me kanabis.
Ai kërkon të dijë sesi ka ndodhur kjo dhe pse duhet përdorur makina e tij dhe me targat e tij nga policia.
“Më pyesin njerëzit nëse kam filluar punë me antidrogën, sepse shohin makinën time që e përdor policia. Më kërkojnë llogari se çfarë do makina ime në arat e tyre”, tregon Lushka gjatë intervistës për Fiks Fare.
Pas ankesës së qytetarit, gazetarët e Fiks Fare shkojnë bashkë me të në polici për t’u interesuar mbi fatin e makinës. Punonjësit e policisë i sorollatin nga njëra zyrë në tjetrën dhe asnjëra zyrë nuk arrin që të japë një përgjigje të saktë. Ata pranojnë vetëm faktin se mjeti nuk mund të dalë në qarkullim pa urdhrin e prokurorit. Në këto kushte Fiks Fare u interesua edhe në Prokurori për të mësuar mbi fatin e makinës, por edhe atje na kërkojnë të paraqesim një kërkesë zyrtare për të na treguar se ku ndodhet dhe ku ka përfunduar.
Pas një muaji sorollatje, Fiks Fare kontakton me Policinë e Fierit, e cila më në fund na tregon se ku ka përfunduar makina e bllokuar. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Artan Osmani shpjegon se mjeti, brenda të gjitha procedurave ligjore dhe me urdhër të Ministrisë së Brendshme ka kaluar në pronësi të Drejtorisë së Policisë Fier. Por, sipas tij, ky mjet nuk mund të qarkullojë me targat që ka pasur ditën kur është bllokuar, pasi ato janë tërhequr dhe nuk ndodhen aty. Madje, ai i tregon targat që janë brenda në dosje.
Por, nga verifikimi i kryer nga Fiks Fare rezulton se ky mjet ka dalë po me ato targa në qarkullim. Makina është çuar në një servis, pasi nuk ndizej. Pronari i servisit tregon se makina është çuar me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit dhe nuk i janë hequr targat, por ka dalë në qarkullim me të njëjtat targa, të cilat janë në pronësi të qytetarit, pasi i përkasin makinës tjetër që ai zotëron. Pra makina ka dalë në qarkullim për llogari të policisë me targat që i përkasin qytetarit, veprim që sipas shefit të Komisariatit Rrugo është i ndaluar. /TopChannel/
fabiol lushka

Previous Post

FOTO LAJM/ Marina britanike “fut në shënjestër” luftanijen ruse

Next Post

Horoskopi, 20 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 20 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 20 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.