Image GalleryGjatë mesnatës midis të martë e të mërkurës, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 5 drejtues të automjete të tipeve të ndryshme.
Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).
Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njeri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazë së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik, duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës.
Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentet verifikues me masë administrative.











