Dalin pamjet e grabitjes së një pike karburanti në Fushë-Krujë nga dy persona të armatosur. Në këtë video publikuar nga “Jeta osh Qef” mund të shihni qartë momentin e grabitjes së karburantit. Ngjarja ka ndodhur në datën 11 tetor rreth orës 03:09 minuta.
Nga pamjet duket qartë se si dy persona të armatosur kërcënojnë rojën dhe i marrin paratë që ka me vete. Raportohet se shuma e vjedhur ka qenë rreth 12,000 lekë të reja.












