Policia ka sekuestruar një sasi prej 1.2 tonë kanabis në Derven të Krujës. Sasia e madhe e lëndës narkotike gjendej në një kapanon për t’u tharë. Po ashtu është bërë edhe shoqërimi i 6 personave.
Policia e Shtetit ndërmori këtë operacion në fshatin e Krujës pas sigurimit të informacionit për kultivim të një sasie të madhe kanabisi në këtë zonë.












