Dhjetëra mësues në qytetin e Shkodrës janë hedhur në protestë kundër heqjes së pagës bazë.
Nëpërmjet kësaj proteste, mësuesit kundërshtojnë skemën e re për pagesën sipas orëve mësimore.
Kreu i Sindikatës së Arsimit, Arjan Peraj, thotë se vendimi është absurd.
“Të na rikthehen lekët e ndaluara. Ministria e Arsimit është e papërgjegjshme. Nga këto praktika të Ministrisë ndëshkohen një shifër prej rreth 1300 mësues. Shkollat janë fryrë me mësues për qëllime të tjera”, denoncon Peraj.











