• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maturantja: Si më vodhën të dhënat dhe më ndryshuan aplikimin në universitet

admin by admin
17 October, 2016
in Kronika
0
Maturantja: Si më vodhën të dhënat dhe më ndryshuan aplikimin në universitet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Xhoiel Rica, e cila një javë më parë kallëzoi në polici se i kishin vjedhur të dhënat personale dhe i kishin ndërhyrë në sistemin e aplikimit dhe të regjistrimit, tregon për “Gazeta Shqiptare” mënyrën se si e zbuloi një fakt të tillë.

18-vjeçarja rrëfen se nuk kishte aplikuar asnjë degë në Universitetin Bujqësor, por kishte dalë fituese në 10 degë të këtij universiteti. Ndërkaq, në kallëzimin e bërë në polici, vajza, e cila ka mbaruar në gjimnazin “Sami Frashëri”, ka deklaruar se ishte me mesatare 9.63 dhe sipas përllogaritjes së AKP-së ishte me 9.15.

Xhoiel, një javë më parë ju keni kallëzuar në polici se ju kanë ndërhyrë në sistemin e regjistrimit dhe aplikimit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Si e zbuluat këtë gjë?

datën kur u hapën aplikimet për raundin e dytë, kam dhënë një intervistë në një televizion. Gjatë intervistës bëra një improvizim se si mund të aplikoje në raundin e dytë, por nuk bëra asnjë aplikim në të vërtetë. Nisa vetëm mënyrën se si do të bëhej aplikimi dhe më pas i bëra “log out”. Aplikimin e kam bërë në darkë, në shtëpi. Prezente ishte edhe mamaja ime kur kam vendosur 10 preferencat e mia në fakultetin Ekonomik, Psikologji e disa të tjera në privat. Por, përderisa aplikimi ka qenë tri ditë i hapur, një person X ka hyrë në adresën time, ka fshirë të gjitha zgjedhjet që unë kam bërë, dhe të 10-ta zgjedhjet i ka futur në Universitetin Bujqësor. Ndërkohë që unë nuk isha fare në dijeni për këtë gjë. Kur dolën përgjigjet e fituesve të raundit të dytë, tek universitetet që unë kisha përzgjedhur nuk figuroja fare si ID personale. Që do të thotë se unë nuk figuroja as si humbëse dhe as si fituese. Kam kontrolluar edhe te preferencat e tjera në privat, dhe as atje nuk figuroja.

Si veprove më tej?

Mami im ka marrë në telefon specialistët e AKP-së dhe u ka thënë se ‘vajza ime ka bërë aplikimin dhe nuk figuron as fituese dhe as humbëse’. Pasi më morën të dhënat, na morën në telefon dhe i thanë nënës sime se ‘vajza i ka bërë zgjedhjet dhe ka dalë fituese në Universitetin Bujqësor, në të 10-ta përzgjedhjet që ajo ka vendosur’. Aty sa nuk më ka rënë pika, pasi unë nuk kisha vendosur asnjë preferencë në Universitetin Bujqësor. Më pas kam hapur edhe një herë videon ku unë kam qenë në televizion, dhe aty jam bindur plotësisht se të dhënat e mia janë marrë prej andej. Videoja e kronikës që u transmetua në televizion ishte hedhur edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe kushdo që mund të bënte pause në momentin që aty janë dhënë të dhënat e mia personale mund t’i merrte ato, pasi kamera e kishte fokusuar shumë afër. Në kronikë nuk mund të merreshin, sepse kalonte shpejt kjo pjesë, por në faqen e ministrisë po. Aty ishin të gjitha të dhënat e mia, si ID-ja e Maturantit, ashtu edhe të dhënat e kartës së identitetit.

Çfarë mesatareje keni?

Kam mbaruar me mesatare 9.63.

Po në raundin e parë, a ishit fituese?

Po. Fitova në Anglisht, por nuk e doja atë degë dhe nuk u regjistrova, pasi bëra përllogaritjet dhe isha e bindur se do të kapja degët e tjera që unë preferoja.Kush mendon se mund t’i ketë ndryshuar 10 preferencat e tua? Ke ndonjë person të dyshuar për këtë gjë?Nuk e di se kush mund ta ketë bërë diçka të tillë, sepse edhe në shkollë nuk kam pasur probleme me ndonjë person që mund të ma bënte diçka të tillë. Por, mendoj se është punë inati, nga ndonjë person që ka dashur të më bëjë keq.

Po me shoqërinë tuaj, e keni biseduar këtë problem dhe a mendoni se është ndonjë prej shokëve apo shoqeve të tua që mund ta ketë bërë diçka të tillë?

Nuk besoj se është ndonjë prej shoqërisë sime, pasi me ta, por edhe me të tjerë, nuk kam konflikte që ata të arrinin të më bënin keq në këtë lloj forme. Nuk bëhet fjalë fare që të ketë dorë dikush nga shoqëria ime.

Ke biseduar më pas me specialist të AKP-së për t’ua shpjeguar këtë situatë?

Po, kam biseduar dhe më kanë thënë se ‘e keni bërë vetë këtë zgjedhje dhe nuk mund t’ju ndihmojmë’. Më pas, i kam takuar dhe u vërtetua se më kanë hyrë në sistem.

Kur shkuat në polici, çfarë ju thanë?

Aty kam bërë një procesverbal me atë se çfarë më ka ndodhur dhe më thanë se do të gjendet se kush mund të ketë ndërhyrë në të dhënat e mia personale.

Cili është apeli juaj?

Policia dhe prokuroria të zbardhin sa më shpejt rastin tim dhe të identifikojnë personin që më vodhi të dhënat personale në sistem.

Previous Post

Universitetet, mbyllet faza e dytë e regjistrimeve, ja kuotat e lira

Next Post

FOTO/ Ja si i bërtet Roberti Norës

admin

admin

Next Post
FOTO/ Ja si i bërtet Roberti Norës

FOTO/ Ja si i bërtet Roberti Norës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.