• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KE kundër qeverisë për mbetjet: Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur të kontrollit

admin by admin
17 October, 2016
in Kronika
0
KE kundër qeverisë për mbetjet: Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur të kontrollit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për kontrollin e mbetjeve të importuara. Përmes një reagimi me shkrim pas kërkesës së ABC News, Komisioni Europian kërkon që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet europiane përpara se të nisë importi.
Komisioni Europian konsideron se Shqipëria nuk ka ende infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe sistemet e duhura për monitorimin, kontrollin dhe raportimin  e lëvizjeve të mbetjeve në Shqipëri. Sipas KE-së, ndarja e mbetjeve në Shqipëri nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.
“Shqipëria duhet të bëjë përafrimin me direktivën dhe rregulloret e BE-së , duke lejuar importin e mbetjeve, përmes rritjes së klasifikimit të mbetjeve në burim, riciklimit, mbylljes së derdhjeve të paligjshme, ndërtimit të instalimeve të mbetjeve”, shprehet KE-ja në përgjigjen e drejtuar nga ABC News mbi kredibilitetin e importit të mbetjeve në Shqipëri, kur vendi arrin të riciklojë vetëm 30% të mbetjeve të vendit.
Në këtë përgjigje, ekzekutivi europian nënvizon dukshëm dobësitë e Shqipërisë lidhur me kapacitet për menaxhimin dhe importin e mbetjeve.
“Forcimi dhe zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve është kyç, pavarësisht regjimit të importit të mbetjeve, që është në fuqi aktualisht. Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme , si dhe të institucioneve dhe sistemeve për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për  minimizimin e mbetjeve nëpërmjet parandalimit të mbetjeve, grumbullimit të diferencuar dhe riciklimit. Në këtë kontekst, është i domosdoshëm sigurimi i kapaciteteve administrative dhe teknike së bashku me investime themelore. Zgjidhja e problemit të mbetjeve në Shqipëri është një çështje serioze dhe kërkon teknikën dhe financat e duhura, vullnetin politik, dhe ndërgjegjësimin e publikut”, thuhet në përgjigjen e KE-së.
Komisioni Europian rikujton, se në bazë të progres-raportit të vitit 2013 për Shqipërinë , thuhet se
“Menaxhimi i mbetjeve mbetet një çështje serioze shqetësuese në Shqipëri. Ndarja e mbetjeve nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta. Industria e riciklimit është sapolindur dhe ka nevojë të importojë materialet e nevojshme të para nga jashtë vendit”.
Komisioni Europian shprehet i gatshëm për t’i ofruar Shqipërisë legjislacionin dhe praktikat më të mira në përputhje me standardet e BE-së.

Previous Post

EMRA & DETAJE/ Plagosja në Vlorë, ja kush janë viktima dhe autori

Next Post

INTERVISTA/ Hafizi dhe Blushi refuzuan joshjen e Ramës

admin

admin

Next Post
INTERVISTA/ Hafizi dhe Blushi refuzuan joshjen e Ramës

INTERVISTA/ Hafizi dhe Blushi refuzuan joshjen e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.