Një nënë ruse është vetëvrarë javën e shkuar në qytetin siberian Omsk të Rusisë, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të prindërve të saj, së bashku me djalin 8-vjeçar.
Ngjarja tragjike ka tronditur mbarë Rusinë. Ana Ozhigova, 33-vjeçe, përfaqësuese shitjesh në një kompani private i dha fund jetës për një arsye absurde.
Sipas hetimeve, i shoqi tallej me hundën e saj pas një operacioni plastik që kishte shkuar keq. Ai imitonte derrin kur e vinte në lojë.












