Kryeministri Edi Rama, midis shfaqjeve të shumta në “facebook”, prej disa javës ka zgjedhur edhe “të foluri me vete” e thënë ndryshe, monologun…, para kamerës.
Nuk ka harruar ta bëjë as sot këtë, kur ka postuar në rrjetet sociale video-monologun e radhës për vizitën e tij në Serbi.
Sipas tij duhet punuar më shumë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve për të rritur ekonomitë.
Në këtë aspekt, Kryeministri e quan si të vetmen rrugë dialogun me Serbinë për të ndërtuar të ardhme të përbashkët.
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje edhe disa analistëve e politikanëve kosovarë, që e kritikuan për deklaratat që bëri në Beograd për Kosovën, të cilët shprehën pakënaqësi për faktin pse Kryeministri shqiptar foli në emër të shtetit kosovar.












