Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka dërguar një SMS një pensionisteje për të mësuar se sa e kënaqur ishte ajo nga shërbimi i sistemit shëndetësor.
Por, qytetarja me emrin Ilfete në fakt ka ndërruar jetë. Kjo vërtetohet nga një përgjigje e nipit të saj, Fabian Topollaj që është dhe këshilltar i PD-së në Bashkinë e Tiranës.












