Deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka bërë të ditur sot, se kryeministri Edi Rama, në vizitën e tij të radhës në Preshevë, nuk ka thënë asnjë fjalë për mungesën e teksteve shkollorë, shqip.
Duke përmendur bllokimin e këtyre teksteve në kufi, nga dogana serbe, Pollo përmendi edhe në fakt, sipas të cilit, kur Riza Halimi, deputet i Preshevës, në konferencë për shtyp krahas Edi Ramës e përmendi problemin e teksteve shqip, Rama heshti.
Për Pollon, premtimi i Ramës për diplomat, është një riciklim i një premtimi të tillë të para dy viteve.
Reagimi i plotë i deputetit të PD-së, Genc Pollo
Asnjë fjalë nga Edi Rama në Presheve për mungesën e teksteve shqip ne shkollat e Luginës. Ky është shqetësimi kryesor për banorët atje. Tekstet shqip të dërguara nga Prishtina e Tirana bllokohen në kufi nga dogana serbe.
Kështu rezulton edhe nga dy vizita të Komisionit për Edukim e Media të Kuvendit dhe trajtuar nga të gjithë deputetët, mazhorancë e opozitë bashkë, në disa mbledhje pasuar me letra qeverisë për të tentuar zgjidhje. Edhe Zyra në Serbi e OSBE-së na e ka konfirmuar problemin në një takim me Komisionin tonë në Tiranë.
Në fakti Riza Halimi, deputet i Preshevës, në konferencë për shtyp krahas Edi Ramës e përmendi problemin e teksteve shqip. Por Rama heshti. Në fakt foli për eksportin e rilindjes (urbane) në Preshevë.
P. S. Rama tha në Presheve se u arrit zgjidhja për njohjen nga Serbia e diplomave shqiptare. Edhe para dy vjetësh kur takoi Vučić-in në Beograd kështu tha por kjo rezultoi e pavërtetë. Uroj të mos jetë gënjeshtër kësaj rradhe. Do e verifikojmë si Komision.











