Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e Martin Moli, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person ishte i shpallur në kërkim, pasi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 06. 06. 2016, e ka dënuar me 12 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim në bashkëpunim me shumë se një herë me pasojë të rëndë”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











