Telashet e regjistrimet në universitete “nuk kanë të sosur” për maturantët fitues.
Dita e parë e regjistrimit në universitet për fituesit e fazës së dytë ka nisur me probleme. Maturantët fitues, shumë prej të cilëve edhe nga rrethet, kanë pritur afro dy orë nisjen e procesit.
Shkak për këtë vonesë sipas dekanes së fakultetit të Histori-Filologjisë është bërë bllokimi i sistemit.
Duket se fluksi i madh i maturantëve fitues që në ditën e parë është për shkak se ata kanë vetëm 4 ditë kohë për t’u regjistruar, në të kundërt humbasin të drejtën e studimit.












