Shkelzen Berisha, djali i Ish kryeministrit Berisha ka ironizuar një deklaratë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sot në Parlament ku deklaroi se ata që mbjellin drogë janë njerëz të varfër dhe jo trafikantë.
“Mediat nderkombetare e quajne trafikant droge por Saje qorri u qan hallin atyre qe mbjellin kanabis.
Nese e ka sinqerisht duhet me se paku te mos u marre leket e t’u behet pjese per cdo bime qe mbjellin.
Le te vazhdoje te tjerre rrena, por me pare te zbatoje vendimin e gjykates e te paguaje gjoben per shpifje. Eshte i vetmi minister ne Europe qe nuk zbaton vendimin e gjykates. Aq me teper tani qe ka shitur dhe audin tek “hallexhinjte” e droges”, shkruan Shkelzen Berisha.












