• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NIPI I MBRETIT/Skënder Zogu kthjellon mjegullën për arin e Zogut më 1939

admin by admin
13 October, 2016
in Kronika
0
NIPI I MBRETIT/Skënder Zogu kthjellon mjegullën për arin e  Zogut më 1939
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skënder Zogu, djali i Xhemal Zogut, vëllait të Mbretit Ahmet Zogu, tregon në një intervistë për “Panorama” dhënë gazetarit Aristir Lumezi, arsyet pse erdhi në dasmën e Princit Leka II, nëna e Mbretit të Spanjës, Sofia.

Pjesëmarrja e saj ka ndodhur pas një takimi pajtimi që Mbreti Juan Carlos pati me Lekën e II dhe kandidaten për bashkëshorte Elian, gjashtë muaj më parë në Monako, në prani në Princit Albert.

Ai tregon se një ditë pas dasmës, Kryeministri Rama ka pritur në godinën e qeverisë çiftin princëror dhe të gjithë të ftuarit monarkë, duke organizuar një koktej me këtë rast.

Ju jeni dëshmitar i tri dasmave të bëra në Oborrin Mbretëror shqiptar, atë të Ahmet Zogut, Lekës së Parë dhe Princ Lekës. Si do ta vlerësonit dasmën e fundit?

Për dasmën e parë nuk mund të kem një vlerësim, sepse kam qenë i vogël, 5 vjeç, më kanë çuar me motrën në dasmë, kam qëndruar 5 minuta, e pashë mbretin dhe mbretëreshën, dhe kam ikur. Në dasmën e dytë, atë që u zhvillua në Madrid, unë kam qenë drejtuesi i ceremonisë martesore. Por dasma e Princ Lekës ka qenë më e madhja, sepse u bë në tokën tonë, në atdheun tonë dhe merrte një kuptim të plotë si dasmë shqiptare e mbretërisë sonë. Në gjykimin tim, dasma e javës së shkuar ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja.

Çfarë tregon për këtë dasmë prezenca jo e vogël e familjeve mbretërore europiane?

Unë në radhë të parë dua të falënderoj qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin Rama, i cili organizoi një pritje për ne një ditë pas dasmës dhe na nderoi jashtë mase.

Ju priti ju zoti Rama, apo dhe çiftin e sapomartuar?

Jo, jo, priti të gjithë personalitetet e ftuara në këtë dasmë, nga familjet mbretërore priti Princin dhe Princeshën dhe të gjithë personalitetet e ardhura për këtë rast, diplomatë etj. Ai na organizoi një koktej.

Ku u organizua kjo pritje, në Pallatin e Brigadave përsëri?

Jo, jo, në zyrën e tij, në godinën e qeverisë. Vizituam Kryeministrinë, sallën e hartave dhe ishte bërë shumë e bukur. Edhe ai e vlerësoi dasmën dhe tha se “Kjo dasmë i dha vendit një imazh shumë pozitiv”. Ai falënderoi familjen mbretërore, uroi Princin dhe Princeshën për këtë kurorëzim, falënderoi të huajt nga familjet mbretërore që kishin ardhur në Shqipëri.

A kishte ftesë Kryeministri Rama për të ardhur në dasmë?

Po, po, e kam kontrolluar vetë protokollin me Princin dhe ka pasur ftesë për në dasmë.

Ra në sy vetëm prezenca e të djathtëve në këtë dasmë dhe mungonin të majtët, përveç kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, si e shpjegoni këtë?

Unë nuk i pashë të gjithë sepse isha në tavolinën e nderit, por takova zotin Berisha dhe zotin Lulzim Basha që i njoh, por nuk mund të them se a kishte të majtë apo nuk kishte.

Si e vlerësoni prezencën e shumë familjeve mbretërore europiane në këtë dasmë?

Prezenca e përfaqësuesve nga 20 familje mbretërore ishte një nderim shumë i madh për familjen tonë mbretërore, por edhe për vetë vendin. Ata i dhanë një vlerë Shqipërisë. Ky ishte një rast dhe një mundësi për t’i kallëzuar botës se çfarë është Shqipëria. Unë kam folur me shumë princa dhe princesha dhe ata u mahnitën me Shqipërinë dhe me dasmën, dhe më shprehën dëshirën që të vijnë përsëri në Shqipëri. Në dasmë ata u njohën me traditën shqiptare. Kjo ka qenë pika më e fortë e kësaj dasme, që përmes saj e bëmë të njohur Shqipërinë edhe në familjet mbretërore.

Po Mbretëresha e Spanjës, Sofia, çfarë përshtypjesh pati nga dasma dhe Shqipëria?

Para gjashtë muajsh në Monako te Princi Albert u bë një takim miqësor, ku ishte i pranishëm Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia. Qeveria e Juan Carlos-it e detyroi Lekën e Parë të largohej nga Spanja, për shkak të disa problemeve në atë kohë, ishte çështja e Kosovës. Me këtë takim me Princin Leka dhe Elian, Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, bëri një pajtim me familjen mbretërore shqiptare pas largimit të Lekës së Parë. Nuk ishte një takim zyrtar, por ky ishte qëllimi i këtij takimi në Monako. Mbretëresha Sofia ishte shumë e kënaqur që gjendej në këtë dasmë. Më tha që kishte dëgjuar vazhdimisht për Shqipërinë dhe donte të vinte sërish. Përshtypjen më të madhe ma ka bërë ish-Perandoresha e Iranit, Farah Diva, e cila më tha se ju shqiptarët, edhe kur bëni dasma, mbani simbolet e kombit, ju mbani edhe flamurin në dasmë, duke e bashkuar në këtë mënyrë popullin me dasmën. Edhe te ne bëhen dasma, por nuk bashkohet atdheu dhe kombi me dasmën. I thashë se ne kemi vuajtur shumë, na kanë sulmuar nga të katër anët dhe ne në këtë mënyrë festojmë shqiptarizmin. Ajo ka pasur lidhje të ngushta me Mbretëreshën Geraldinë.

Në Tiranë ka një debat për dasmën e Princit Leka, duke e krahasuar edhe me dasmën e Mbretit Zog në lidhje me luksin dhe shpenzimet, kush e ka financuar atë?

Është zoti Julien Roche, i cili bashkë me disa miq të tjerë të familjes mbretërore kanë sponsorizuar për këtë dasmë. Familja mbretërore nuk i kishte mundësitë financiare që ta përballonte këtë dasmë.

Një nga çështjet, që ende ndan shqiptarët në pro dhe kundër Mbretit, është edhe ajo e floririt. Është thënë se Mbreti Zog ka marrë me vete florinjtë kur është larguar nga Shqipëria. Ju keni ikur bashkë me të. Ku është çuar ai flori?

Bashkë me plaçkat e familjes, Mbreti Zog ka pasur me vete ar osmanlli, atë e kam parë me sytë e mi. Edhe unë i kam dëgjuar ato fjalë sikur Mbreti ka marrë me vete 170 kg ar. Si mund të merret 170 kilogramë ar në atë mënyrë? Ari shqiptar ka qenë në Londër. Atje depozitonte rezervën e tij çdo shtet. Kjo vërtetohet me faktin që pas incidentit të Korfuzit me anijen luftarake britanike, Anglia i bllokoi Shqipërisë sasinë e arit të saj në Londër si dëmshpërblim ndaj atij incidenti e që më pas u zhbllokua pas vitit 1990, kur në pushtet erdhi zoti Berisha. Mbreti Zog dhe familja mbretërore ka jetuar me ar osmanlli.

Nga ka ardhur ky ar?

Këtë ar ia ka sjellë Lalë Krosi nga Stambolli prej gjyshit dhe babait të Ahmet Zogut. Me ato para ne kemi jetuar dhe jemi shkolluar. Por në një moment mbaruan dhe ato florinj, sepse jeta në Europë ishte e shtrenjtë. Atëherë Mbretëresha Geraldinë dhe princeshat u detyruan të shisnin stolitë e veta. Po të kishin 170 kilogramë ar me vete, nuk do t’i shisnin, do të kishin mundësi të blinin edhe automobila. Ahmet Zogu nga shteti atë ditë ka marrë vetëm rrogën e vet, që është firmosur nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisë dhe ka ikur. Nuk e di sa ishte rroga.

Previous Post

SKANDAL/ Rrihen krushqit në dasmë për shkak të një vendimi të nuses

Next Post

Shkelzen Berisha i përgjigjet Saimir Tahirit: Nëse trafikantët janë njerëz të varfër, mos u merr lekë!

admin

admin

Next Post
Shkelzen Berisha i përgjigjet Saimir Tahirit: Nëse trafikantët janë njerëz të varfër, mos u merr lekë!

Shkelzen Berisha i përgjigjet Saimir Tahirit: Nëse trafikantët janë njerëz të varfër, mos u merr lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.