Pas materialit të publikuar mbrëmë në emisionin FIks Fare ku trajtohej problem i Përgjegjësit të Burimeve Njerëzore në Burgun e Drenovës si një person me dy dëftesa të shkollës së mesme, Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve ju bën me dije se:
Fill pas përfundimit të programit, Drejtori i Përgjithshëm I Burgjeve ka pezulluar nga detyra përgjegjësin e Burimeve Njerëzorë në Burgun e Drenovës, Orgest Lifo.
Drejtori I Përgjithshëm I Burgjeve ka autorizuar një kontroll të detajuar të dokumentacionit të paraqitur nga ky shtetas për rekrutimin e tij në sistemin e burgjeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falenderon emisionin Fiks Fare për trajtimin e rastit në fjalë si dhe fton ccdo television, gazetë apo media online, të bashkpunojmë ngushtë me njëri tjetrin për eliminimin e ccdo situatë të tillë nga administrata e burgjeve.












