Në orët e para të ditës së sotme në fshatin Rov të Maliqit, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e Xh.Z, 60 vjeç, të maskuar, të cilët e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij.
Hajdutët i kanë shkaktuar plagë të lehta 60-vjeçarit, (pa probleme për jetën) dhe kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh. Policia ka sqaruar se nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat, nuk kanë qenë të armatosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.












