Një nuse u divorcua nga i shoqi natën e dasmës së tyre për shkak se ishte më e interesuar për t’u dërguar mesazhe në celular miqve sesa të bente seks me bashkëshortin.
Pas ceremonisë së martesës, nusja dhe dhëndri saudit shkuan në hotelin e tyre në Manama të Bahreinit.
Por në vend që t’i përgjigjej kërkesës së burrit për të bërë seks, ajo vazhdonte t’u përgjigjej miqve në celular.
Ai i kërkoi që të mos dërgonte më mesazhe, por ajo u zemërua.
Debati u ndez dhe ai i tha se do të divorcoheshin dhe u largua nga hoteli.
Pasi depozitoi kërkesën për divorc në gjykatë, komisioni i pajtimit u kërkoi që të mos e prishin lidhjen.
Por dhëndri dukej i vendosur.











