Një ditar seksi ka ndezur një betejë ligjore në Holandë. Ditari mbahej nga një stjuardesë e martuar, e cila përshkruante marrëdhëniet seksuale me kolegët.
Por i shoqi e zbuloi dhe tentoi ta publikonte në media. 46-vjeçarja mbante një ditar intim për lidhjet e saj me kolegët e kompanisë Transavia. Por ditari i nënës së katër fëmijëve u zbulua nga i shoqi, që u tërbua kur e lexoi. Ai menjëherë ua dërgoi mediave në Holandë.
Në ditar ka detaje për aktivitetin seksual me meshkuj të tjerë në avion, gjatë ndalesave dhe në hotele. I shoqi donte që çdo detaj të bëhej publik, por kompania ajrore e dërgoi çështjen në gjyq duke kërkuar bllokimin e publikimit të ditarit. Thuhet se padinë e ka bërë vetë sjuardesa, e mbështetur nga linja ajrore. Kompania thotë se publikimi do i shkaktonte një dëm të madh. Ajo shton se një hetim i brendshëm ka zbuluar se siguria e pasagjerëve nuk është vënë kurrë në dyshim. Kompania i ka kërkuar stafit që të mos flasin me median.











