Një baba i cili ka abuzuar seksualisht vajzën e vet, vajzën e gruas, pulat dhe qenin e familjes, është burgosur për gati tri vjet. Australiani, emri i të cilit nuk është bërë publik për shkaqe legale, e ka pranuar vetë krimin para gruas e më pas edhe para policisë.
Në gjykatë, 27-vjeçari u deklarua i fajshëm në pikat e aktakuzës për egërsi, për shfrytëzim të vazhdueshëm seksual të fëmijës dhe për sulm të turpshëm. ABC raporton se ai, po ashtu e ka pranuar se ka kryer akte seksuale me pula dhe se ka provuar ta bëjë të njëjtën gjë me qenin e familjes.











