Emisioni “Publicus” nuk mundi të transmetojë në televizionin Vizion Plus investigimin e kryer për vdekjen e Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës në varësi të Bashkisë së Tiranës. Por realizuesit e dokumentarit e kanë gjetur një rrugë për ta bërë publike, duke e lancuar në Youtube.
Arditi punonte në Sharrë për të ndihmuar familjen dhe të blinte librat e shkollës, që nuk e nisi dot më. Edhe pse nën moshë, ai rezultonte i punësuar në të zezë në landfill.











