• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tjetër skandal në burgun e Drenovës: Zyrtari me listë notash të falsifikuar

admin by admin
12 October, 2016
in Global Image
0
Tjetër skandal në burgun e Drenovës: Zyrtari me listë notash të falsifikuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas skandalit të puiblikuar nga emisioni investigativ Stop, ku në Devoll, drejtori i zyrës arsimore Alban Fetolli, ka falsifikuar dokumente dhe lista notash për të fituar këtë post.Një tjetër skandal është publikuar nga emisioni tjetër investigativ Fiks Fare. Kete here bëhet fjalë për Skandal në burgun e Drenovës, një zyrtar i lartë i këtij burgu figuron me liste notash të falsifikuar. Fiks fare ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash.
“Fiks Fare” tregon sesi është bërë korrigjimi në regjistrat e shkollës dhe mesatarja e zyrtarit është rritur nga 6.5 në 10.
Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta.
Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274.
Në të dy emrat si Origest Novrus Lifo dhe Orges Novrus Lifo, gjeneralitetet nuk ndryshojnë, kurse notat po. Në amzën e dytë lista e notave është me të gjitha 10-ta, por me karakteristikë që i përket një vajze.

Në këtë shkollë pas diplomimit të Lifos, nga viti 2002 deri në 2006 sekretare e shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” Ersekë, ka qenë motra e tij. Vetë zoti Lifo pohon se motra e tij është larguar nga puna pas konstatimit të këtyre korrigjimeve në regjistër, por sipas tij, ky ka qenë shkaku për ta larguar atë nga puna.
Në tetor 2014 është bërë një kallëzim në Prokurorinë e Korçës, por që në 30 janar 2015 hetimi mbyllet për shkak të tejkalimit të afateve hetimore.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan shkollës “Petro Nini Luarasi” ku drejtoresha e këtij gjimnazi shpjegon se si janë ndryshuar numrat e amzave. Ajo pohon se në 2006 është ngritur një komision i cili ka konstatuar disa falsifikime.
Ndër tyre figuron edhe emri i zyrtarit të lartë të burgut të Drenovës.
Komisioni i ngritur pa se, Orges Lifo me nr. amze 2274 ka korrigjime notash që nuk korrespondojnë me notat përfundimtare nga regjistrat e viteve shkollore që disponon drejtoria e shkollës. Po i njëjti person thuhet në raport, figuron dhe me nr. amze 2242 ku korrigjimet janë të dukshme.
Për të marrë një përgjigje më të plotë, gazetarët iu drejtuan vetë zyrtarit të burgut të Drenovës, zotit Orges Lifos.

Lifo nuk pranoi të jepte intervistë përballë kamerës, por me shpinë. Ai pohon se nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë dhe e gjitha është pasi duan t’i dëmtojnë figurën e tij. Kjo për shkak se ai aktualisht mban një post politik në qytetin e Ersekës, është kryetar i FRESSH-it dhe kërkon të hedhë kandidaturën për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e ardhshme.
Ai pohon se ka përdorur vetëm diplomën me mesatare 6.5 në të gjitha institucionet. Lifo pranon punësimin e motrës së tij si sekretare në vitet 2002-2006 dhe më pas këto falsifikime sipas tij janë bërë për inat.
Gjithashtu ai tregon se nuk i është dashur mesatarja për të fituar shkollën e lartë pasi ai është diplomuar në universitetin privat UFO, dega Juridik.
Kurse nga një shkresë që ka siguruar redaksia e “Fiks Fare”, Universiteti i Tiranës pohon se zoti Lifo ka konkurruar për të njëjtën degë, Juridik, në këtë universitet dhe nuk ka fituar.

certifikata ok

Previous Post

SKANDAL NE ARSIM/ Drejtori i zyrës arsimore fiton vendin e punës me dokumente false

Next Post

Horoskopi, 13 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 13 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 13 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.