Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në ujërat e Adriatikut duke u sekuestruar një sasi prej 277 kg kanabis sativa i nisur nga Shqipëria. Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes.
Skafi është ndalur në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe. Ai kishte një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa. Janë arrestuar në flagrancë katër persona, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg.
Në rast se do ti referoheshim “terminologjisë” së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, 4 të arrestuarit shqiptarë, janë trafikantë që e bëjnë këtë nga “varfëria”.
Të arrestuarit janë…

E. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit,
B. S., 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali,
A. M., 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali,
G. D., 39 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali.












