Bashkëbisedimi i kryeministrit Edi Rama me fermerët, këtë herë në Manzë të Durrësit nuk shkoi ashtu si duhej. Kryeministri është përballur me një situatë të pakëndshme.
Një prej të pranishmëve ka shprehur ankesa para përfundimit të fjalës hapëse të Ramës. Kjo bëri që kryeministri t’i kthehej duke I thene se nuk do t’ia jepte të drejtën e fjalës duke shtuar se ndryshe nga të tjerët nuk ka ardhur në takim nga puna por nga rakia. Socialisti pavarësisht se nuk e mori fjalën, ishte gjatë mbledhjes një shqetësim për Ramën pasi vazhdimisht ndërhynte.
“
Duke e parë gjendjen tënde shumë të rënduar, më le të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët. Nuk ta jap fjalën dhe mos e zgjat. Të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist, je shumë socialist, por kjo s’të jep drejtë. S’ke ardhur nga puna, ke ardhur nga rakia“, tha Rama.
Më tej gjatë takimit, Rama kërkoi që ‘socialisti’ të nxirrej jashtë sallës. Ndërkohë Kryeministri Rama pati dhe një zënkë me një të moshuar që shprehu kritika për qeverinë mbi investimet në bujqësi.











